Kur erdhën përsëri në Jerusalem, Jezui po ecte në tempull dhe kryepriftërinjtë, shkruesit e pleqtë iu afruan e i thanë: «Me ç'pushtet i bën këto gjëra? Kush ta ka dhënë këtë pushtet që t'i bësh këto gjëra?». Jezui u tha: «Unë do t'ju bëj vetëm një pyetje. Përgjigjmuni e do t'ju tregoj me ç'pushtet i bëj këto gjëra. Pagëzimi i Gjonit, vinte prej qiellit apo prej njerëzve? Përgjigjmuni!». Atëherë ata i thanë njëri-tjetrit: «Po të themi “prej qiellit”, do të na thotë: “Pse nuk i besuat atij?”. Po sikur të themi “prej njerëzve”». Por kishin frikë nga turma, se të gjithë e mbanin Gjonin për profet të vërtetë. Prandaj i thanë Jezuit: «Nuk e dimë». Dhe Jezui u tha: «As unë nuk ju them se me ç'pushtet i bëj këto gjëra».
Lexo Marku 11
Dëgjoj Marku 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 11:27-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video