Atëherë detyruan një kalimtar që po kthehej nga ara, njëfarë Simoni nga Kirena, i ati i Aleksandrit e i Rufit, të mbartte kryqin e Jezuit. Kështu e çuan Jezuin në vendin e Golgotës që do të thotë «Vendi i Kafkës» dhe i dhanë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori. Pastaj e kryqëzuan dhe hodhën short për të ndarë rrobat e tij, që të shihnin çfarë do t'i binte secilit. Ishte ora nëntë e mëngjesit kur e kryqëzuan. Mbishkrimi me shkakun e dënimit thoshte: «Mbreti i judenjve».
Lexo Marku 15
Dëgjoj Marku 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 15:21-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video