Jezui hyri përsëri në një sinagogë dhe aty gjendej një njeri që e kishte dorën të tharë. Farisenjtë e vëzhgonin me kujdes për të parë nëse do ta shëronte ditën e shtunë, që të mund ta padisnin. Jezui i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: «Ngrihu e dil në mes!». Pastaj iu drejtua atyre: «A është e lejueshme të bësh mirë apo të bësh keq të shtunën, të shpëtosh një jetë apo të vrasësh?». Por ata heshtën. Jezui pa përreth i zemëruar dhe, me keqardhje për ngurtësimin e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: «Shtrije dorën!». Ai e shtriu dhe dora iu shërua plotësisht. Farisenjtë dolën përjashta e u këshilluan me herodianët që ta vrisnin.
Lexo Marku 3
Dëgjoj Marku 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 3:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video