Pastaj arritën në Betsaidë, ku i sollën një të verbër e iu lutën ta prekte. Ai e mori të verbrin për dore, e nxori jashtë fshatit, pështyu në sytë e tij, i vuri duart dhe e pyeti: «A sheh gjë?». Ai ngriti sytë e tha: «Shoh njerëzit që duken si pemë që ecin». Jezui ia vuri përsëri duart mbi sy. I verbri filloi të shihte, u shërua e shikonte gjithçka qartë. Jezui e dërgoi në shtëpi e i tha: «Mos hyr fare në fshat». Pastaj Jezui shkoi bashkë me dishepujt e tij në fshatin e Cezaresë së Filipisë dhe, gjatë rrugës, i pyeti dishepujt: «Kush thonë njerëzit se jam unë?». Ata iu përgjigjën: «Disa thonë se je Gjon Pagëzori, të tjerë se je Elia e të tjerë se je njëri nga profetët». Dhe ai i pyeti: «Po ju, kush thoni se jam unë?». Pjetri iu përgjigj: «Ti je Krishti». Jezui i urdhëroi rreptësisht të mos i tregonin askujt për të.
Lexo Marku 8
Dëgjoj Marku 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 8:22-30
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video