Pastaj u larguan që aty e kaluan nëpër Galile. Jezui nuk donte ta merrte vesh njeri. Ai po mësonte dishepujt e tij e u tha: «Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve, ata do ta vrasin dhe, pas tri ditësh, ai do të ngjallet». Por ata nuk i kuptuan këto fjalë e kishin frikë ta pyesnin. Arritën në Kafarnaum e kur hyri në shtëpinë ku po rrinin, i pyeti: «Për çfarë po bisedonit me njëri-tjetrin gjatë rrugës?». Ata heshtën, se gjatë rrugës kishin biseduar se cili prej tyre ishte më i madhi. Pasi u ul, i thirri të dymbëdhjetët e u tha: «Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve e shërbëtor i të gjithëve». Pastaj mori një fëmijë, e vuri mes tyre e duke e marrë në krahë, u tha: «Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar».
Lexo Marku 9
Dëgjoj Marku 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 9:30-37
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video