Numrat 15
15
Rregulla për flijime
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në vendbanimin që po ju jap 3e t'i kushtoni Zotit dhen e qe si fli erëkëndshme zjarri, qofshin ato fli shkrumbimi apo flijime për të përmbushur ndonjë zotim, si fli vullnetare ose për të festuar të kremtet, 4paraqitini Zotit edhe një kilogram majë mielli të përzier me një litër vaj si fli drithi 5dhe një litër verë si fli stërpikjeje për çdo qengj të flijuar ose të kushtuar si fli shkrumbimi. 6Për çdo dash sillni dy kilogramë majë mielli të përzier me një litër e gjysmë vaj si fli drithi 7dhe një litër e gjysmë verë si fli stërpikjeje që të jetë fli erëkëndshme për Zotin. 8Kur të kushtosh dem, qoftë si fli shkrumbimi apo si flijim për të përmbushur ndonjë zotim ose si fli paqtimi, 9sill edhe tre kilogramë majë mielli, të përzier me dy litra vaji si fli drithi 10dhe dy litra verë si fli stërpikjeje që të jetë fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 11Kështu të bëhet për çdo dem, çdo dash, çdo qengj e çdo dhi. 12Flija përkatëse e drithit dhe e stërpikjes të përllogaritet sipas numrit të tyre.
13Kështu të veprojë çdo vendas që i paraqet Zotit fli erëkëndshme zjarri. 14Kur një i huaj, qoftë i ardhur apo banor i përkohshëm, i kushton Zotit fli erëkëndshme zjarri, të bëjë siç bën edhe ti. 15I njëjti rregull të vlejë për bashkësinë, si për ju, edhe për të huajin. Ky është rregull i përhershëm, brez pas brezi. Si ju, edhe i huaji, jeni të njëjtë para Zotit. 16I njëjti ligj e rregull të vlejë si për ju, edhe për të huajin që banon mes jush».
17 Zoti i tha Moisiut: 18«Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në tokën ku unë po ju çoj 19e të hani nga ushqimi i tokës, kushtojini Zotit dhuratë. 20Nga brumi i parë i magjes dhuroni kulaç. Paraqiteni ashtu siç bëni me dhuratën e lëmit. 21Brez pas brezi do t'i jepni Zotit nga brumi i parë i magjes.
22Nëse gaboni padashur e nuk i mbani tërë këto urdhërime, që Zoti i dha Moisiut 23e përmes tij jua dha edhe juve, që nga dita që u dhanë e më tej, brez pas brezi, 24nëse, pra, ndodh kështu pa dijeninë e bashkësisë, atëherë tërë bashkësia t'i kushtojë Zotit një dem si fli erëkëndshme shkrumbimi, fli drithi e fli stërpikjeje, sipas rregullit, dhe një cjap si fli mëkati. 25Prifti të kryejë shlyerjen e mëkatit për tërë bashkësinë e izraelitëve që t'u falet faji, se gabuan padashur dhe, për këtë, i kushtuan Zotit fli zjarri e fli mëkati. 26Kështu, tërë bashkësia e izraelitëve dhe i huaji që banon mes jush do të falet, sepse i tërë populli gaboi padashur.
27Kur dikush gabon padashur, të paraqesë një ftujë dyvjeçare si fli mëkati. 28Prifti të kryejë shlyerjen e mëkatit për personin që gaboi padashur para Zotit që t'i falet faji. 29Ky ligj të vlejë si për vendasin, edhe për të huajin që banon mes jush. 30Por ai vendas apo i huaj që gabon me qëllim, e poshtëron Zotin, prandaj të zhbihet nga populli. 31Ai përbuzi fjalën e Zotit dhe theu urdhërimet e tij. Të zhbihet për shkak të fajit që bëri».
Mosmbajtja e së shtunës
32Kur ishin në shkretëtirë, izraelitët kapën dikë që po mblidhte dru ditën e shtunë 33dhe e sollën para Moisiut, Aronit e tërë bashkësisë. 34E mbajtën nën mbikëqyrje, sepse nuk ishte e qartë se ç'do të bëhej me të. 35Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Të dënohet me vdekje! Tërë bashkësia ta vrasë me gurë jashtë fushimit». 36E nxorën jashtë fushimit dhe e vranë me gurë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Thekët
37 Zoti i tha Moisiut: 38«Fol me izraelitët e thuaju: brez pas brezi të punojnë thekë në fund të rrobave. Në cep të thekëve të vendosin një shirit ngjyrë vjollcë. 39Kur të shihni thekët, do të kujtoheni për tërë urdhërimet e Zotit e do t'i zbatoni. Kështu nuk do të ndiqni lakmitë e zemrës e të syve. 40Do të kujtoheni të mbani tërë urdhërimet e mia e do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj. 41Unë, Zoti, jam Perëndia juaj që ju nxori nga toka e Egjiptit për të qenë Perëndia juaj. Unë, Zoti, jam Perëndia juaj!».
Aktualisht i përzgjedhur:
Numrat 15: AL1
Thekso
Ndaje
Copy

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020

: