Nëse Krishti është shtysa e jetës suaj, nëse dashuria ju ngushëllon, nëse keni bashkësi me Shpirtin, nëse tregoni dashuri e mëshirë për njëri-tjetrin, atëherë bëjeni të plotë gëzimin tim, duke qenë të një mendjeje, duke pasur të njëjtën dashuri dhe duke pasur një shpirt e një mendje. Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten. Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve. Kini ndër ju po atë mendje që kishte edhe Krishti Jezu, i cili, megjithëse kishte natyrë hyjnore, të qenit i barabartë me Perëndinë nuk e pa si diçka pas së cilës të mbahej fort, por e zbrazi veten duke marrë natyrë shërbëtori e u bë i ngjashëm me njerëzit. Kur u shfaq si njeri, ai e përuli veten e u bë i bindur deri në vdekje, madje me vdekje në kryq. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi mbi gjithçka tjetër e i dha emrin që është mbi çdo emër, që në emrin e Jezuit të bien në gjunjë të gjitha qeniet që janë në qiell, mbi tokë nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë se Jezu Krishti është Zot, që të përlëvdohet Perëndia Atë.
Lexo Filipianëve 2
Dëgjoj Filipianëve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Filipianëve 2:1-11
13 Ditët
Zbulo si të kesh gëzim që zgjat, pavarësisht rrethanave! Ky plan të ndihmon të shohësh njerëzit me një sy ndryshe dhe të gjesh të mirën në çdo marrëdhënie. Bashkohu që të mësosh si të gëzohesh çdo ditë me ata që ke pranë!
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video