Gruaja e hijshme ngjall nderim.
Të dhunshmit përlajnë pasuri.
Kush është i njerëzishëm, i bën mirë vetes,
kush është mizor, edhe trupin e vet e sfilit.
Kush bën të keqen, merr një pagë të rreme,
por, kush mbjell drejtësinë, me të vërtetë shpërblehet.
Drejtësia e vërtetë është jetë,
por, kush ndjek të keqen, gjen vdekjen.
Kush është zemërkeq, i neveritet ZOTIT,
por ai kënaqet me kë sillet drejt.
I ligu vërtet nuk do të mbetet i pandëshkuar,
por pasardhësit e të drejtëve do të jetojnë.
Si unaza e artë në hundën e një derri,
ashtu është bukuria në gruan e pamend.
Të drejtët dëshirojnë vetëm mirësinë,
të paudhët zemërimin.
Dikush jep e pasurohet.
Një tjetër mban gjënë e huaj, por varfërohet.
Shpirti bujar do të begatohet,
kush i jep ujë dikujt, edhe atij do t'i jepet.
Populli mallkon kë mban për vete grurin,
por bekuar ai që e shet.
Kush dëshiron të mirën, gjen përkrahje,
kush gjurmon të keqen, e keqja do ta gjejë.
Kush mbështetet në kamjen e vet, do të rrëzohet,
por të drejtët do të çelin si gjethe.
Kush trazon shtëpinë e vet, trashëgon erë.
I marri do t'i shërbejë të urtit.
Fryti i të drejtit është pemë jete,
i urti i bën për vete njerëzit.
Ja, i drejti shpërblehet mbi dhe,
aq më tepër i paudhi e mëkatari.