Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 14:1-18

Fjalët e urta 14:1-18 AL1

Gruaja e urtë e lartëson shtëpinë, e marra e shemb me duart e veta. Kush shkon udhës së drejtë, druan ZOTIN, kush e shmang udhën e Zotit, e nënçmon. Në gojën e të marrit mbin thupra e mendjemadhësisë, por të urtët do të shpëtohen prej fjalëve të veta. Grazhdi pa qe mbetet i zbrazur, falë fuqisë së një kau, gëlojnë të korrat. Dëshmitari besnik nuk rren, dëshmitari i rremë nxjerr veç gënjeshtra. Përqeshësi e kërkon urtinë, por s'e gjen; të mençurit i vjen lehtë dija. Hiqju të marrit, se nuk do të nxësh fjalët e dijes. I mprehti e shqyrton me urti sjelljen e vet, të marrët i pështjellon marrëzia. Të marrët tallen me mëkatin, por të drejtët gjejnë hir. Veç zemra e njeh hidhërimin e vet, e gëzimin e saj s'e ndan dot i huaji. Shtëpia e të paudhëve do të rrënohet, por streha e të drejtëve do të lulëzojë. Dikujt mund t'i duket e drejtë një rrugë, por ja që sos shtigjeve të vdekjes. Zemra dhemb edhe në gaz e gëzimi mund të kthehet në vaj. Dredharaku do të ngopet me sjelljet e veta, njeriu i mirë edhe më shumë. Thjeshtaku beson gjithçka, ndërsa i përkori e di ku e hedh hapin. I urti e njeh frikën, ndaj i ikën së keqes, ndërsa i marri është i cekët e ngulakëmbës. Njeriu idhnak bën marrëzira, njeriu dinak është i urryer. Thjeshtakët trashëgojnë marrëzinë, ndërsa të mprehtët kurorëzohen me dije.