Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 2

2
Kundër shoqërive të këqija
1«Biri im, nëse i mirëpret fjalët e mia
dhe ruan brenda teje urdhërimet e mia,
2duke i vënë vesh urtisë
e duke e prirë zemrën drejt mençurisë,
3nëse do t'i thërrasësh mendjes
e do t'i bësh zë mençurisë,
4nëse e kërkon atë si argjendin
dhe e gjurmon si thesarin,
5atëherë do të kuptosh drojën e Zotit
e do të gjesh dijen e Perëndisë,
6se Zoti dhuron urtinë
e prej gojës së tij del dija e mençuria.
7Ai i jep mbrothësi të drejtit,
është mburojë për të ndershmin,
8mbron shtigjet e drejtësisë
e bën rojë mbi udhën e besëtarëve të vet.
9Atëherë do të kuptosh drejtësinë e gjykimin,
çiltërsinë e çdo udhë të mbarë.
10Do të të hyjë në zemër dija
e njohja do të ta kënaqë shpirtin.
11Përsiatja do të të ruajë
e mençuria do të të mbrojë,
12për të të shpëtuar nga udha e keqe,
nga njerëzit që flasin prapësi,
13nga ata që lënë shtigjet e drejta
për të ecur udhëve të errëta,
14që kënaqen me të keqen
e ngazëllehen me prapësi të liga.
15Shtigjet e tyre janë të shtrembra,
udhët e tyre me dredha.
16Kështu do të shpëtosh nga gruaja e huaj,
nga e panjohura#2.16 të tjerë: kurorëshkelësja që të flet ëmbël,
17që braktis të dashurin e rinisë
dhe harron besëlidhjen me Perëndinë e saj.
18Shtëpia e saj shpie drejt vdekjes
e udhët e saj drejt hijeve.
19Ata që shkojnë me të as nuk kthehen më,
as nuk gjejnë më shtegun e jetës.
20Prandaj, ti ec udhës së mbarë
e mbaj shtigjet e të drejtëve,
21se të drejtët do ta banojnë tokën
e të përsosurit do të mbeten në të.
22Të paudhët do të zhbihen nga faqja e dheut
e të pabesët do të çrrënjosen».

Aktualisht i përzgjedhur:

Fjalët e urta 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr