Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 10

10
Lamed
1Përse rri larg, o Zot?
Pse fshihesh në kohë të vështira?
2I paudhi shfrytëzon me mburrje skamnorin;
rënçin në kurthet që ngritën vetë.
3Me dëshirat e veta mburret i paudhi,
ndërsa lakmitari shan e mallkon Zotin.
4I paudhi e mban hundën përpjetë e nuk kërkon#10.4 ose: s'ka kush i kërkon llogari,
mendon se nuk ka Perëndi.
5Punët i venë gjithnjë mbarë,
gjykimet e tua janë larg prej tij
dhe kundërshtarët i fshin me një frymë.
6Thotë me vete:
«Nuk do të trandem,
kurrë nuk do më gjejë e keqja».
Pe
7Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e dhunë,
nën gjuhë ka ligësi e poshtërsi.
8Zë pritë nëpër fshatra,
vret të pafajshmin në vende të fshehta
e me sy përgjon fatkeqin.
Cade
9Fshihet e pret si luani në strofull,
pret për të rrëmbyer skamnorin,
e rrëmben dhe e zvarrit në rrjetën e tij.
10Struket e mblidhet kruspull
dhe para forcës së tij fatkeqët bien.
11I paudhi thotë me vete: «Perëndia harron,
është fshehur e nuk sheh gjë».
Kof
12Ngrihu, o Zot,
ngrije dorën, o Perëndi,
e mos i harro skamnorët.
13Pse i paudhi e përçmon Perëndinë
e thotë me vete:
«Ti nuk do të më shqyrtosh?».
Resh
14Por ti ke parë,
se ti e sheh ligësinë dhe brengën,
ti i peshon me dorën tënde.
Te ti mbështetet fatkeqi,
ti je ndihmësi i jetimit.
Sin
15Thyeja krahun të paudhit e të ligut,
hetoje për paudhësinë gjer në fund.
16 Zoti mbretëron përjetë,
por kombet zhduken nga toka e tij.
Tau
17Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot,
ua forcon zemrën e bën kujdes,
18që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit,
që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr