Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 146

146
1Aleluja!
Lavdëro Zotin, o shpirti im!
2Do ta lavdëroj Zotin gjithë jetën,
do t'i këndoj Perëndisë tim derisa të jem gjallë.
3Mos kini besim te prijësit,
apo te ndonjë bir njeriu,
prej të cilit s'vjen shpëtim.
4Se, kur jep shpirt, kthehet në dhe,
atë ditë marrin fund synimet e tij.
5Lum ai që ka për ndihmë Perëndinë e Jakobit,
që e ka shpresën te Zoti, Perëndia i tij.
6Ai krijoi qiellin e tokën,
detin dhe gjithçka në to,
ai mbetet besnik përjetë.
7Drejtësi u jep të shtypurve,
ushqim u jep të uriturve,
Zoti çliron të robëruarit.
8 Zoti u hap sytë të verbërve,
Zoti i ngre të kërrusurit,
Zoti i do të drejtët.
9 Zoti i mbron të ardhurit,
përkrah jetimët e të vejat
dhe mëkatarëve ua pështjellon udhën.
10 Zoti do të mbretërojë përjetë,
Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi.
Aleluja!

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 146: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr