Psalmet 61
61
1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Davidit.
2Dëgjoje, o Perëndi, përgjërimin tim,
vëre re lutjen time.
3Të thërras nga skaji i tokës,
se më ka lëshuar zemra.
Më pri drejt shkëmbit,
që ngrihet më lart se unë.
4Se ti ke qenë streha ime,
kështjellë e fortë përballë armikut.
5Përjetë dua të banoj në tendën tënde,
të gjej strehë nën hijen e krahëve të tu. selah
6Ti, o Perëndi, i ke pranuar zotimet e mia,
më ke dhënë trashëgiminë e atyre që të druajnë.
7Shtoju ditë ditëve të mbretit,
zgjati vitet e tij brez pas brezi.
8Mbretëroftë përjetë në prani të Perëndisë,
e ruajtshin mirësia dhe besnikëria jote.
9Kështu, do t'i këndoj përherë emrit tënd,
do t'i përmbush zotimet e mia ditë pas dite.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalmet 61: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
![None](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fimageproxy.youversionapistaging.com%2F58%2Fhttps%3A%2F%2Fweb-assets.youversion.com%2Fapp-icons%2Fsq.png&w=128&q=75)
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020