Psalmet 63
63
1Psalm i Davidit, kur ishte në shkretëtirën e Judës.
2O Perëndi, Perëndia im, ty të kërkoj.
Për ty ka etje shpirti im,
ty të dëshiron trupi im
në këtë tokë të thatë, të shkretë e pa ujë.
3Në shenjtërore erdha e të sodita,
pashë fuqinë e lavdinë tënde.
4Mirësia jote është më e mirë se jeta,
buzët e mia do të të lavdërojnë.
5Do të të bekoj gjithë jetën time,
duart do t'i ngre në emrin tënd.
6Do të ngihem me gjithë të mirat,
goja ime do të të lavdërojë me buzë të hareshme.
7Edhe në shtrat ty të kujtoj,
të kam ndër mend në çdo orë të natës,
8se ti më je bërë ndihmë,
nën hijen e krahëve të tu brohoras.
9Te ti kapet fort shpirti im,
e djathta jote më mban.
10Rënçin në thellësi të tokës
ata që duan të më rrënojnë.
11Rënçin nga tehu i shpatës,
pre u bëfshin për çakejtë.
12Por mbreti do të gëzohet me Perëndinë.
Kush betohet në emrin e Perëndisë do të fitojë lavdi
dhe goja e gënjeshtarëve do të mbyllet.
Aktualisht i përzgjedhur:
Psalmet 63: AL1
Thekso
Ndaje
Copy

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020