Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 65

65
1Mjeshtrit të Korit. Psalm i Davidit. Këngë.
2Ty, o Perëndi, të përket lavdia në Sion
dhe për ty do të mbahet betimi.
3Te ti, që dëgjon çdo lutje,
do të vijë çdo krijesë.
4Paudhësitë ngadhënjyen mbi ne,
por ti na i fal shkeljet.
5Lum njeriu që ti zgjedh dhe e afron!
Ai do të banojë në oborret e tua.
Do të kënaqemi me mirësinë e shtëpisë sate,
me tempullin tënd të shenjtë.
6Na përgjigjesh me mrekulli e drejtësi,
o Perëndi, shpëtimtari ynë,
shpresa e mbarë skajeve të tokës
dhe e deteve të largët.
7Ti i ngul malet me fuqinë tënde,
i ngjeshur me pushtet.
8Ti fashit tërbimin e deteve,
ulërimën e valëve të tyre
dhe trazirat e popujve.
9Banorët e skajeve të tokës
dridhen nga shenjat e tua.
Në lindje e në perëndim
i bën të brohorasin.
10Ti kujdesesh për tokën dhe ujin,
shumë të begatë e bën.
Lumi yt është plot, o Perëndi,
ti u jep njerëzve drithin,
ti e bën gati tokën.
11Hullitë e saj i ngin me ujë,
plisat ia thërrmon,
me shira e zbut,
të mbjellat ia bekon.
12Ti e kurorëzon vitin me mirësinë tënde,
ku shkel ti rrjedh begatia.
13Kullotat e shkretëtirës gufojnë prej saj,
kodrinat vishen me hare.
14Livadhet mbulohen me kope,
luginat me drithë;
brohorasin e këndojnë nga gëzimi.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 65: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr