Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 84

84
1Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i bijve të Korahut.
2Sa të dashura janë banesat e tua,
o Zot i ushtrive!
3Përmallohet e këputet shpirti im
për oborret e Perëndisë,
ngazëllen zemra ime e trupi im
për Perëndinë e gjallë.
4Edhe trumcaku e gjen strehën e vet,
dallëndyshja folenë, për të vënë zogjtë,
tek altarët e tu, o Zot i ushtrive,
o mbreti im dhe Perëndia im.
5Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde
e të lavdërojnë përgjithmonë. selah
6Lum ata, që e gjejnë forcën te ti
dhe kanë për zemër shtegtimin.
7Teksa kalojnë nëpër luginën e Bakasë,
e shndërrojnë në vend burimesh
dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
8Ecin e bëhen gjithnjë e më të fortë
dhe dalin para Perëndisë në Sion.
9O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time,
mba vesh, o Perëndi i Jakobit. selah
10Shiko, o Perëndi, mburoja jonë#84.10 të tjerë: mburojën tonë,
vështroje fytyrën e të vajosurit tënd.
11Një ditë në oborret e tua
është më mirë se një mijë ditë gjetiu.
Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim,
sesa në tendat e të paudhëve.
12Se diell e shqyt është Zoti Perëndi,
Zoti është dhuruesi i hirit e lavdisë.
Ai nuk ua mohon të mirat
atyre që jetojnë me ndershmëri.
13O Zot i ushtrive,
lum njeriu që te ti beson.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 84: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr