Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Siraku 35

35
Ligji e flitë
1Kush zbaton ligjin, i shton kushtimet,
kush mban urdhërimet, bën fli shpëtimi.
2Kush kthen nderin, kushton majë mielli,
kush jep lëmoshë, kushton fli falënderimi.
3Zotit i pëlqen kush i rri larg të keqes,
fli shpagimi është të mos bësh padrejtësi.
4Mos dil duarzbrazët para Zotit,
se këto janë të gjitha sipas ligjit.
5Kushtimi i të drejtit e majm altarin,
era e mirë e tij shkon para të Tejlartit.
6Flija e të drejtit pranohet,
lë një kujtim të paharrueshëm.
7Lavdëroje Zotin me bujari,
mos ia mbaj të lashtat e dorës sate.
8Në çdo dhurim të të qeshë fytyra,
kushtoje të dhjetën me hare.
9Jepi të Tejlartit, siç të ka dhënë ai,
me bujari, sa të të mbajë dora,
10se Zoti është shpërblimtar
e të shpërblen shtatëfish.
Drejtësia hyjnore
11Mos i jep mitë, se nuk e pranon,
mos u mbështet te flija e padrejtë,
12se Zoti është gjykatës
e s'i mban anën askujt.
13Nuk i mban anën të varfrit,
ia dëgjon përgjërimin të dhunuarit.
14Nuk ia shpërfill lutjen jetimit,
as të vesë, kur zbraz ankimin.
15Vejushës, a nuk i zbresin lotët në faqe?
Britma e saj mbi ata që e përlotën.
16Kush kryen shërbesë të pëlqyeshme, pranohet,
lutja i mbërrin gjer në re.
17Lutja e të përulurit shkon përtej reve,
ai nuk ngushëllohet derisa t'ia dalë,
18nuk ndalet deri kur të ndërhyjë i Tejlarti,
për të gjykuar të drejtët e për të bërë drejtësi.
19Zoti nuk vonon
e nuk i duron,
20derisa t'ua thyejë brinjët të pamëshirshmëve
e të hakmarret kundër kombeve,
21derisa ta zhdukë turmën e mujsharëve
e t'ua thyejë skeptrin të padrejtëve,
22derisa t'ia kthejë secilit sipas veprave të veta
dhe veprave të njerëzve sipas qëllimeve të veta,
23derisa t'i japë të drejtën popullit të vet
e ta ngazëllejë me mëshirën e vet.
24E dashur është mëshira në kohë pikëllimi,
si retë e shiut në kohë thatësire.

Aktualisht i përzgjedhur:

Siraku 35: AL1

Thekso

Kopjo

Krahaso

Ndaje

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr