Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zakaria 2

2
Vegimi i brirëve
1 # 2.1-4 të tjerë i rendisin si 1.18-21 I ngrita sytë e, ja, pashë katër brirë. 2Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këta?». Ai më tha: «Këta janë brirët që shkapërdanë Judën, Izraelin e Jerusalemin». 3Pastaj Zoti më dëftoi katër farkëtarë. 4Atëherë thashë: «Çfarë erdhën të bëjnë këta?». Ai më tha: «Brirët janë ata që shkapërdanë Judën, aq sa nuk kishte njeri të ngrinte kryet, ndërsa farkëtarët kanë ardhur që t'i tmerrojnë e t'i thyejnë brirët e kombeve, të cilët u ngritën kundër tokës së Judës për ta shkapërdarë».
Vegimi i matësit
5Ngrita sytë e, ja, pashë një njeri me konop në dorë 6dhe e pyeta: «Ku po shkon?». Ai më tha: «Të mas Jerusalemin, për të parë sesa i gjatë e i gjerë është». 7Atëherë doli engjëlli që po fliste me mua dhe një engjëll tjetër shkoi për ta takuar. 8Ai i tha: «Nxito t'i thuash këtij djaloshi: “Jerusalemi do të jetë qytet pa mure për shkak të numrit të madh të njerëzve e kafshëve që do të banojnë në të. 9Dhe unë do të jem për të, kumton Zoti, një mur i zjarrtë rreth tij, lavdi mes tij”».
Të shpërngulurit
10«Ikni, ikni nga vendi i veriut, kumton Zoti, se ju kisha shpërndarë nëpër katër anët e dheut, kumton Zoti. 11Ik e shpëto, o Sion, ti që banon te bija e Babilonisë. 12Kështu u thotë kombeve që ju plaçkitën Zoti i ushtrive, lavdia e të cilit më dërgoi: “Kush ju prek, ka prekur beben e syrit tim. 13Ja, po e ngre dorën kundër tyre që të bëhen pre e vetë skllevërve. Kështu do ta dini se më ka dërguar Zoti i ushtrive”.
14“Brohorit e ngazëllohu, o bija e Sionit, se ja do të vij e do të banoj mes jush, kumton Zoti. 15Atë ditë shumë kombe do të mbështeten te Zoti, ata do të bëhen populli i tij e ai do të banojë mes jush. Kështu do ta dini se Zoti i ushtrive më dërgoi te ju. 16Atëherë Zoti do ta bëjë Judën pronë të vetën në tokën e shenjtë dhe Jerusalemin do ta zgjedhë sërish. 17Heshtni para Zotit, tërë ju krijesa, se ai u çua nga banesa e tij e shenjtë!”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zakaria 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr