Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zakaria 7

7
Agjërimi i rremë
1Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë në vitin e katërt të mbretit Dar, në ditën e katërt të muajit të nëntë që quhet Kislev. 2Beteli kishte dërguar Sarecerin e Regem Melekun bashkë me shpurën e tij, që t'i përgjëroheshin Zotit 3e të pyesnin priftërinjtë që ishin në shtëpinë e Zotit të ushtrive dhe profetët: «A të mbaj zi e të agjëroj në muajin e pestë siç kam bërë ngaherë këto vite?». 4Atëherë fjala e Zotit të ushtrive m'u drejtua: 5«Thuaji mbarë popullit të vendit e priftërinjve: “Kur agjëruat e vajtuat në muajin e pestë e të shtatë, gjatë këtyre shtatë viteve, a me të vërtetë për mua e bëtë? 6Po kur hani e pini, a nuk e bëni për veten tuaj? 7A nuk thoshte Zoti të njëjtat fjalë përmes profetëve të mëparshëm, kur Jerusalemi ishte ende i banuar e në paqe me qytetet përreth, kur Negevi e Shefelahu ishin të banuara?”».
Gjykimi
8Fjala e Zotit iu drejtua Zakarisë: 9«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Gjykoni me drejtësi e sipas të vërtetës. Tregohuni të mëshirshëm e të dhembshur me njëri-tjetrin. 10Mos e shtypni vejushën, bonjakun, të ardhurin e të vobektin. Mos shestoni të keqen e tjetrit”. 11Por, ata nuk deshën t'i kushtonin vëmendje, me kokëfortësi ia kthyen shpinën e zunë veshët që të mos dëgjonin. 12I ngurtësuan zemrat që të mos dëgjonin ligjin e fjalët që Zoti i ushtrive kishte dërguar me shpirtin e tij përmes profetëve të mëparshëm. Dhe Zoti i ushtrive u zemërua shumë. 13Prandaj as unë nuk i dëgjova kur më thirrën, thotë Zoti i ushtrive, sikurse nuk më dëgjuan kur unë i thërrisja. 14I degdisa mes gjithë kombeve që nuk njihnin e toka mbeti e shkretë, asnjë nuk shkonte e vinte më. Kështu e kthyen tokën e këndshme në shkretinë».

Aktualisht i përzgjedhur:

Zakaria 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr