Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galileja i ndoqi; edhe nga Judeja; dhe nga Jeruzalemi, nga Idumeja, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat e Tiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e mëdha që ai bënte, erdhi tek ai. Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte. Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin. Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ''Ti je Biri i Perëndisë!''. Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thoshin se kush ishte ai.
Lexo Marku 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 3:7-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video