Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: ''Kalojmë te bregu matanë! Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla. Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej. Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?''. Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ''Pusho dhe fashitu!''. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe. Atëherë u tha atyre: ''Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?''. Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?''.
Lexo Marku 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 4:35-41
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video