Fjalët e urta 1:1-7
Fjalët e urta 1:1-7 ALBB
Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit, për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura; për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri, për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut. I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta, për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta. Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

