Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 110

110
1Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time derisa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".
2Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.
3Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.
4Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut".
5Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.
6Ai do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.
7Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrejë kokën.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 110: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr