Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 148

148
1Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejt, lëvdojeni në vendet shumë të larta.
2Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.
3Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.
4Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejt.
5Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.
6Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.
7Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,
8zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhrat e tij,
9mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe cedra;
10ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;
11ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;
12të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.
13Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejt.
14Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 148: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr