Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 61

61
1O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.
2Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,
3sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.
4Unë do të banoj në çadrën tënde përgjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)
5Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.
6Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.
7Ai do të qëndrojë përgjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.
8Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 61: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr