Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zbulesa 8

8
1Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë ore.
2Dhe unë i pashë të shtatë engjëjt që qëndrojnë përpara Perëndisë, dhe atyre iu dhanë shtatë bori.
3Pastaj erdhi një engjëll tjetër që kishte një temjanicë ari dhe ndaloi pranë altarit; dhe iu dha shumë erë e këndshme që t'ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.
4Dhe tymi i temjanit, me lutjet e shenjtorëve, u ngrit përpara Perëndisë prej dorës së engjëllit.
5Pastaj engjëlli mori temjanicën, e mbushi nga zjarri i altarit dhe e hodhi mbi dhe; dhe u bënë zëra, bubullima, vetëtima dhe një tërmet.
6Dhe të shtatë engjëjt që kishin të shtatë boritë u bënë gati t'i bien borisë.
7Engjëlli i parë i ra borisë, dhe u bë breshër e zjarr, i përzier me gjak, dhe u hodhën mbi dhe; dhe e treta e pemëve u dogj tërësisht, dhe çdo bar i njomë u dogj tërësisht.
8Dhe engjëlli i dytë i ra borisë dhe diçka si një mal i madh që digjet nga zjarri u hodh në det, dhe e treta e detit u bë gjak;
9dhe e treta e krijesave që rrojnë në det ngordhi, dhe e treta e anijeve u shkatërruan.
10Dhe i treti engjëll i ra borisë, dhe ra nga qielli një yll i madh që digjej si pishtar, dhe ra mbi pjesën e tretë të lumenjve dhe mbi burimet e ujërave.
11Dhe emri i yllit është "pelin" dhe e treta e ujërave u bë pelin; dhe shumë njerëz vdiqën për shkak të këtyre ujërave, sepse u bënë të hidhura.
12Dhe i katërti engjëll i ra borisë, dhe u godit pjesa e tretë e diellit dhe pjesa e tretë e hënës dhe pjesa e tretë e yjeve, që të errësohej e treta e tyre dhe e treta e ditës e humbi shkëlqimin e saj, kështu edhe nata.
13Dhe pashë, dhe dëgjova një engjëll që fluturonte në mes të qiellit dhe thoshte me zë të madh: ''Mjerë, mjerë, mjerë atyre që banojnë mbi dhe, për shkak të të rënave të tjera të borive që të tre engjëjt do t'i bien''.

Aktualisht i përzgjedhur:

Zbulesa 8: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr