1 e Korintasve 13:4-8
1 e Korintasve 13:4-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dashuria është zemërgjerë, dashuria është e mirë, nuk ka smirë, nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë, ndërsa profecitë do të reshtin, gjuhët do të pushojnë dhe dijet do të marrin fund.
1 e Korintasve 13:4-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligështohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet