1 Gjonit 3:1-3
1 Gjonit 3:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shikoni ç'dashuri të madhe na ka dhënë Ati: të quhemi bij të Perëndisë. Dhe me të vërtetë jemi, prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur as atë. Fort të dashur, tani jemi bij të Perëndisë dhe nuk na është shfaqur ende se çfarë do të jemi, por dimë që kur të shfaqet Krishti, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim ashtu siç është. Dhe kush ka këtë shpresë tek ai, bëhet i pastër, sikurse është i pastër ai.
1 Gjonit 3:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shikoni ç'dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë. Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç'do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai.