Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 i Samuelit 18:7-8 - Compare All Versions

1 i Samuelit 18:7-8 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Dhe kënduan: «Sauli vrau me mijëra, Davidi me dhjetëra mijëra!». Sauli u zemërua shumë e nuk i pëlqeu kjo, sepse mendoi: «Davidit i numëruan dhjetëra mijëra, ndërsa mua vetëm mijëra. U mbetet vetëm ta bëjnë mbret!».

1 i Samuelit 18:7-8 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Kështu gratë u përgjigjeshin njëra-tjetrës duke kënduar, dhe thoshin: "Sauli vrau mijëshen e tij dhe Davidi dhjetëmijëshen e tij. Kjo gjë e pezmatoi shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen; ai tha: "Davidit i njohin dhjetë mijë dhe mua vetëm një mijë. Tani nuk i mungon veçse mbretëria!".