1 i Samuelit 5:3-4
1 i Samuelit 5:3-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur banorët e Ashdodit u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë me fytyrë përtokë para arkës së ZOTIT. E morën dhe e vendosën në vendin e vet. Kur u gdhinë të nesërmen, panë se Dagoni kishte rënë sërish me fytyrë përtokë para arkës së ZOTIT. Koka dhe dy pëllëmbët e Dagonit ishin këputur nga trupi dhe kishte mbetur vetëm trupi.
Ndaje
Lexo 1 i Samuelit 51 i Samuelit 5:3-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Të nesërmen banorët e Ashdodit u ngritën herët, por Dagoni qe rrëzuar me fytyrë për tokë përpara arkës së Zotit. Kështu e morën Dagonin dhe e vunë përsëri në vendin e tij. Të nesërmen u ngritën herët, dhe ja Dagoni qe rrëzuar përsëri me fytyrën për tokë përpara arkës së Zotit, kurse koka e Dagonit dhe të dy pëllëmbët e duarve të tij u gjetën të prera mbi prag; nga Dagoni kishte mbetur vetëm trungu.
Ndaje
Lexo 1 i Samuelit 5