Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 i Mbretërve 6:15 - Compare All Versions

2 i Mbretërve 6:15 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Të nesërmen, shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit herët dhe, kur doli jashtë, pa një ushtri me kuaj e karroca lufte, që kishte rrethuar qytetin. Shërbëtori i tha Eliseut: «Ah, imzot, çfarë do të bëjmë?».

2 i Mbretërve 6:15 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Të nesërmen shërbëtori i njeriut të Perëndisë u ngrit në mëngjes dhe doli; dhe ja, qyteti ishte rrethuar nga një ushtri me kuaj dhe kalorës. Atëherë shërbëtori i tij i tha: "Oh, ç'do të bëjmë, imzot?".