2 i Samuelit 11:2-3 - Compare All Versions
2 i Samuelit 11:2-3 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Një mbrëmje Davidi u ngrit nga shtrati dhe filloi të shëtiste në tarracën e shtëpisë së mbretit. Nga tarraca pa një grua që po lahej. Ajo ishte shumë e bukur. Davidi dërgoi njerëz të pyesnin për atë grua dhe i thanë: «Kjo është Batsheba, bija e Eliamit, gruaja e Urjah Hititit».
Ndaje
2 i Samuelit 11 AL12 i Samuelit 11:2-3 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në tarracën e pallatit mbretëror. Nga tarraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur. Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: "Është Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e hiteut Uriah".
Ndaje
2 i Samuelit 11 ALBB