Ligji i Përtërirë 1:17
Ligji i Përtërirë 1:17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mos mbani anën e askujt. Dëgjojeni si të voglin, edhe të madhin. Mos kini frikë askënd, sepse gjykimi i përket Perëndisë. Çështjet e vështira paraqitini tek unë e unë do t'i dëgjoj”.
Ligji i Përtërirë 1:17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj".