Ligji i Përtërirë 1:30-31
Ligji i Përtërirë 1:30-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI, Perëndia juaj, që ju prin, ai vetë do të luftojë për ju ashtu siç bëri gjithçka për ju në Egjipt e në shkretëtirë, ku patë sesi ZOTI, Perëndia juaj, ju mbarti si fëmijë përgjatë gjithë udhës që ndërmorët derisa mbërritët në këtë vend”.
Ligji i Përtërirë 1:30-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar derisa arritët në këtë vend".