Ligji i Përtërirë 6:1-2
Ligji i Përtërirë 6:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Këto janë urdhërimet, rregullat e vendimet që më urdhëroi ZOTI, Perëndia juaj, për t'jua mësuar, që t'i zbatoni në tokën ku po kaloni për ta pushtuar, me qëllim që ta druash ZOTIN, Perëndinë tënd, e t'i mbash gjatë gjithë jetës tërë rregullat e urdhërimet e tij, të cilat po t'i urdhëroj ty, bijve e nipave të tu. Kështu do të kesh jetë të gjatë.
Ligji i Përtërirë 6:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ky është urdhërimi, statutet dhe dekretet që Zoti, Perëndia juaj, ka urdhëruar t'ju mësojë, për t'i zbatuar në vendin në të cilin po hyni për ta marrë në zotërim; me qëllim që ti të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të respektosh gjatë gjithë ditëve të jetës sate, ti, yt bir dhe djali i birit tënd, të tëra statutet dhe të gjitha urdhërimet e tij që unë po të jap, dhe me qëllim që ditët e jetës sate të zgjaten.