Efesianëve 5:7-11 - Krahaso të Gjitha Versionet
Efesianëve 5:7-11 ALBB (Bibla Shqip 1994)
Mos jini, pra, shokë me ta. Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni
Ndaje
Efesianëve 5 ALBBEfesianëve 5:7-11 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))
Prandaj mos kini asgjë të përbashkët me ta. Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës, sepse fryti i dritës është mirësia, drejtësia dhe e vërteta. Përpiquni të kuptoni se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin. Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini.
Ndaje
Efesianëve 5 AL1