Logoja e Programit të Biblës
Ikona e kërkimit

Ester 2:5-8 - Krahaso të Gjitha Versionet

Ester 2:5-8 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Në qytetin e Suzas ishte një jude i quajtur Mardoke, bir i Jairit, bir i Shimeit, bir i Kishit, një beniaminit , që e kishin internuar nga Jeruzalemi bashkë me mërgimtarët e sjellë në robëri me Jekoniahun, mbretin e Judës, nga Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë. Ai e kishte rritur Hadasahun, domethënë Esterin, bijën e ungjit të tij, sepse ajo nuk kishte as baba as nënë. Vajza ishte e hijshme dhe kishte trup të bukur; pas vdekjes së atit dhe të nënës së saj, Mardokeu e mori si bijën e tij. Kur urdhri i mbretit dhe dekreti i tij u përhapën, dhe shumë vajza u mblodhën në qytetin e Suzas nën mbikëqyrjen e Hegait, edhe Esterin e çuan në pallatin e mbretit nën mbikëqyrjen e Hegait, rojtarit të grave.