Ester 9:20-22
Ester 9:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mardokeu i shkroi tërë këto gjëra dhe u dërgoi letra tërë judenjve që ishin në të gjitha krahinat e mbretit Asuero, afër dhe larg, për t'i urdhëruar të kremtonin çdo vit ditën e katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë të muajit të adarit, si ditët gjatë të cilave judenjtë patën pushim nga sulmet e armiqve të tyre, dhe si muaji në të cilin dhembja e tyre u kthye në gëzim dhe zia në festë, dhe kështu ato t'i bënin ditë banketi e gëzimi, gjatë të cilave t'i dërgonin dhurata njëri-tjetrit dhe t'u bënin dhurata të varfërve.
Ndaje
Lexo Ester 9