Eksodi 17:6-7
Eksodi 17:6-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja, unë po qëndroj para teje te shkëmbi i Horebit. Godite shkëmbin që të dalë ujë e populli të pijë». Moisiu veproi kështu para pleqve të Izraelit. Vendi u quajt Masa dhe Meriba, se aty izraelitët u grindën dhe e tunduan ZOTIN, kur thanë: «A është a s'është ZOTI mes nesh?».
Ndaje
Lexo Eksodi 17Eksodi 17:6-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ja, unë do të rri përpara teje, atje mbi shkëmbin në Horeb; ti do të rrahësh shkëmbin, prej të cilit do të burojë ujë dhe populli do të pijë". Kështu bëri Moisiu para syve të pleqve të Izraelit. Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?".
Ndaje
Lexo Eksodi 17