Eksodi 27:20-21
Eksodi 27:20-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Urdhëroji izraelitët të të sjellin vaj të pastër ulliri të shtrydhur, që llamba e shandanit të jetë e ndezur përherë. Aroni e bijtë e tij do ta mbajnë ndezur para ZOTIT nga mbrëmja në mëngjes në tendën e takimit, para velit që ndan dëshminë. Ky do të jetë një rregull i përhershëm për tërë breznitë e Izraelit».
Eksodi 27:20-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do të urdhërosh bijtë e Izraelit që të sjellin vaj ulliri safi prej ullinjsh të shtypur, për dritën e shandanit për t'i mbajtur vazhdimisht të ndezura llambat. Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që ndodhet përpara dëshmisë, Aaroni dhe bijtë e tij do t'i mbajnë llambat të ndezura, në mënyrë që të digjen nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Kjo do të jetë një rregull e përhershme midis bijve të Izraelit për të gjithë brezat e ardhshëm".