Ezekieli 17:22-23
Ezekieli 17:22-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kështu thotë Zoti im, ZOTI: unë vetë do t'ia këpus majën cedrit të lartë e do ta ngul. Prej majës do të këpus një filiz të njomë e do ta mbjell unë vetë mbi një mal të lartë e të spikatur. Mbi malin e lartë të Izraelit do ta mbjell e ai do të qesë degë, do të japë fryt dhe do të bëhet cedër madhështor. Nën të do të banojnë të gjithë zogjtë, çdo shpend do ta vërë folenë nën hijen e degëve të tij.
Ezekieli 17:22-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të marr një degëz nga maja e cedrit më të lartë dhe do ta mbjell; nga maja e degëve të tij të reja do të këpus një degëz të njomë dhe do ta mbjell mbi një mal të lartë dhe të ngritur. Do ta mbjell mbi malin e lartë të Izraelit; do të lëshoj degë, do të bëj fryte dhe do të bëhet një cedër i mrekullueshëm. Nën të do të banojnë zogj të çdo lloji; ata do të banojnë nën hijen e degëve të tij.