Ezekieli 9:3-4
Ezekieli 9:3-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte ngritur nga kerubi mbi të cilin prehej, drejt pragut të tempullit. Ai thirri njeriun e veshur me li, që kishte trastën e shkruesit në ijë. ZOTI i tha: «Kalo përmes qytetit, përmes Jerusalemit, dhe vëru një Tau në ballë burrave që psherëtijnë e rënkojnë për shkak të të gjitha pështirësive që ndodhin mes tyre».
Ndaje
Lexo Ezekieli 9Ezekieli 9:3-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah, dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".
Ndaje
Lexo Ezekieli 9