Isaia 56:6-8
Isaia 56:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ndërsa bijtë e të ardhurve që janë bashkuar me ZOTIN e që i shërbejnë atij, që e duan emrin e ZOTIT e janë vënë në shërbim të tij, të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur e që e ruajnë besëlidhjen time, do t'i shpie në malin tim të shenjtë e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes. Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre do të pranohen në altarin tim, se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt». Kështu kumton ZOTI, Zoti im, ai që i mbledh të degdisurit e Izraelit: përveç atyre që kam mbledhur, do të mbledh edhe të tjerë përreth tyre.
Isaia 56:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Bijtë e të huajve që janë bashkuar me Zotin për t'i shërbyer, për të dashur emrin e Zotit dhe për të qenë shërbëtorë të tij, tërë ata që respektojnë të shtunën pa e përdhosur dhe që i përmbahen me vendosmëri besëlidhjes sime, do t'i çoj në malin tim të shenjtë dhe do t'i mbush me gëzim në shtëpinë time të lutjes; holokaustet e tyre dhe flijimet e tyre do të pëlqehen mbi altarin tim, sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje për të gjithë popujt". Zoti, Zoti, që i mbledh të shpërndarit e Izraelit, thotë: "Unë do të mbledh rreth tij edhe të tjerë, përveç atyre që kam mbledhur".