Logoja e Programit të Biblës
Ikona e kërkimit

Jakobit 1:2-4 - Krahaso të Gjitha Versionet

Jakobit 1:2-4 ALBB (Bibla Shqip 1994)

Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri. Dhe qëndrueshmëria të kryejë në ju një vepër të përsosur, që ju të jeni të përsosur dhe të plotë, pa asnjë të metë.

Jakobit 1:2-4 AL1 (Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK))

Vëllezërit e mi, gëzohuni kur ndeshni tundime të ndryshme, sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin. Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.