Gjoni 12:12-19
Gjoni 12:12-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Të nesërmen, turma e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezui po vinte në Jerusalem, mori degë palmash e i doli para duke thirrur: « Hosana! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!». Jezui gjeti një kërriç e hipi në të, siç është shkruar: Mos ki frikë, o bijë e Sionit! Ja, mbreti yt po vjen hipur mbi një kërriç! Në fillim dishepujt nuk i kuptonin këto, por kur Jezui u ngrit në lavdi, u kujtuan se këto gjëra i kishin bërë për të, siç ishin shkruar. Turma që kishte qenë me Jezuin, kur ai kishte thirrur Lazarin të dilte nga varri dhe e kishte ngjallur prej të vdekurve, dëshmonte për të. Prandaj turma i kishte dalë para, sepse kishin dëgjuar për këtë shenjë që kishte bërë. Atëherë farisenjtë i thanë njëri-tjetrit: «A e shihni se nuk keni ç'bëni? Ja, gjithë bota po shkon pas tij!».
Gjoni 12:12-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem, mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ''Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!''. Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar: ''Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!''. Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të. Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të. Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë. Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ''A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij''.