Joeli 2:25-26
Joeli 2:25-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do t'ju shpaguaj vitet që përlau karkaleci, krimbi, bulkthi dhe vemja, ushtria ime e madhe, që çova kundër jush. Do të hani e do të ngopeni, emrin e ZOTIT, Perëndisë tuaj, do të lavdëroni, se mrekulli bëri ai për ju. Populli im s'do të turpërohet më kurrë.
Ndaje
Lexo Joeli 2Joeli 2:25-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
kështu do t'ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe që kisha dërguar kundër jush. Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi.
Ndaje
Lexo Joeli 2