Mateu 13:3-8
Mateu 13:3-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jezui u tregoi shumë gjëra me shëmbëlltyra e u tha: «Një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa fara ranë në rrugë dhe erdhën zogjtë e i hëngrën. Disa fara të tjera ranë në gurishtë, ku nuk kishte shumë dhe. Ato mbinë menjëherë, sepse dheu nuk ishte i thellë, por u vyshkën kur doli dielli e ngaqë nuk kishin rrënjë, u thanë. Disa fara të tjera ranë ndër ferra dhe ferrat u rritën e ua zunë frymën. Fara të tjera ranë në tokë të mirë e dhanë fryt, disa njëqindfish, disa gjashtëdhjetë e disa tridhjetë.
Mateu 13:3-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: ''Ja, një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë; por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë. Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën. Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.