Marku 1:35-39
Marku 1:35-39 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në mëngjes herët, shumë kohë përpara se të agonte, Jezui u ngrit e shkoi në një vend të shkretë për t'u lutur. Simoni dhe të tjerët që ishin me të shkuan pas tij, e gjetën e i thanë: «Të gjithë po të kërkojnë». Ai u tha: «Le të shkojmë më tej në fshatrat e tjera, që të predikoj edhe atje, sepse për këtë gjë kam ardhur». Dhe shkonte nëpër gjithë Galilenë, duke predikuar në sinagogat e tyre e duke dëbuar djajtë.
Marku 1:35-39 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut. Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin. Dhe, kur e gjetën, i thanë: ''Të gjithë po të kërkojnë!''. Dhe ai u tha atyre: ''Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur''. Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.