Marku 14:26-31
Marku 14:26-31 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Si kënduan himne, shkuan në malin e Ullinjve. Jezui u tha: «Ju të gjithë do të bini, sepse është shkruar: do ta godas bariun e delet do të shpërndahen. Por kur të ngjallem, do të shkoj përpara jush në Galile». Pjetri i tha: «Edhe nëse të gjithë bien, unë nuk do të bie». Jezui i tha: «Me të vërtetë po të them se po këtë natë, para se të këndojë gjeli dy herë, ti do të më mohosh tri herë». Por ai nguli këmbë: «Edhe nëse duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj». Kështu thanë të gjithë.
Marku 14:26-31 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga Mali i Ullinjve. Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen". Por, mbasi të ringjallem, unë do t'ju pararend në Galile''. Dhe Pjetri i tha: ''Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem''. Dhe Jezusi i tha: ''Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''. Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ''Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë''. Të njëjtën gjë thoshin edhe gjithë të tjerët.