Marku 15:16-20
Marku 15:16-20 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë ushtarët e morën Jezuin dhe e futën në oborrin e pallatit, domethënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën. E veshën me purpur dhe, pasi thurën një kurorë me gjemba, ia vunë në kokë. Pastaj filluan t'i thoshin: «Tungjatjeta, o mbreti i judenjve!». E godisnin në kokë me kallam, e pështynin dhe duke rënë në gjunjë, përkuleshin para tij. Pasi e tallën, ia hoqën petkun e purpurt dhe e veshën me rrobat e veta. Pastaj e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.
Marku 15:16-20 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domethënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën. E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye. Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i judenjve!''. Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin. Pasi e tallën, ia hoqën purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.